Ministrja e Jashme thotë se pretendimet për një “bllokim” apo “listë të zezë” për shqiptarët nuk janë të vëteta, duke theksuar se vizat turistike, studentore, familjare dhe ato për biznes vijojnë normalisht.
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas vendimit të SHBA për të pezulluar vizat migratore.
Sipas Spiropalit, vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e përkohshëm të përpunimit të disa vizave migratore, nuk targeton Shqipërinë dhe nuk ndalon udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve, por është pjesë e një rishikimi më të gjerë të politikës amerikane të imigracionit që prek dhjetëra vende.
“Kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme rrebeshin e spekulimeve politike mbi çështjen e vizave drejt SHBA.Ndërkohë që Shqipëria sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktive se kurrë, disa të udhëhumbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA-të, sipas tyre, kanë ngrirë dhe bllokuar vizat për shqiptarët.Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. E paimagjinueshme!
Në fakt, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike. E vërteta është se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit.", deklaron ministrja.
Ajo i cilësoi si spekulime politike pretendimet për një “bllokim” apo “listë të zezë” për shqiptarët, duke theksuar se vizat turistike, studentore, familjare dhe ato për biznes vijojnë normalisht. Spiropali nënvizoi se Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe partner strategjik i SHBA-ve, me marrëdhënie të qëndrueshme dhe të pandryshuara mes dy vendeve.
"Pra nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.
Pra shkurt dhe thjesht, vendimi nuk ka të bëjë asgjëkundi me fabrikime nga më të çuditshmet për nongrata imagjinare mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Përtej gjithë kësaj tymnaje, një e vërtetë e madhe është e qartë si drita e diellit: Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend mik me të cilin na bashkon një rrugë e gjatë dhe e pandashme vlerash dhe qëllimesh.”, thotë Spiropali në rrjete sociale.
Pas pezullimit të lotarisë amerikane, DASH lajmëroi dje ndalimin e dhënies së vizave nga 21 janari për Shqipërinë.
Një memorandum i Departamentit të Shtetit, i parë fillimisht nga Fox News Digital, u udhëzon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues, ndërkohë që departamenti rishikon procedurat e kontrollit dhe verifikimit.
Pezullimi do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë pa afat të caktuar, derisa departamenti të kryejë një rivlerësim të procesimit të vizave të emigracionit.
Në nëntor 2025, një komunikatë e Departamentit të Shtetit e dërguar në përfaqësitë diplomatike në mbarë botën u udhëzonte zyrtarëve konsullorë të zbatonin rregulla të reja gjithëpërfshirëse të kontrollit sipas të ashtuquajturit dispozitë “public charge” të ligjit të emigracionit.
Udhëzimi i kërkon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat për aplikantët që vlerësohen se ka gjasa të mbështeten në përfitime publike, duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, përfshirë shëndetin, moshën, njohuritë e gjuhës angleze, gjendjen financiare dhe madje edhe nevojën e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë.
Aplikantët më të moshuar ose mbipeshë mund të refuzohen, ashtu si edhe ata që kanë pasur ndonjë përdorim të mëparshëm të ndihmës financiare shtetërore ose janë institucionalizuar.
“Departamenti i Shtetit do të përdorë autoritetin e tij të hershëm për të shpallur të papërshtatshëm emigrantët e mundshëm që do të bëheshin barrë publike për Shtetet e Bashkuara dhe do të shfrytëzonin bujarinë e popullit amerikan,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Piggott.
Sipas Fox News Shqipëria është një nga 75 vendet në listën e vendeve që do iu pezullohet shqyrtimi i vizave për emigrantët nga data 21 janar.
Lista e plotë e vendeve për qytetarët e të cilëve pezullohet dhënia e vizave amerikane:
Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbaixhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje-Hercegovinë, Brazil, Burma, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbërt, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Demokratike e Kongos, Dominika, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Grenada, Guatemala, Guinea, Haiti, Iran, Irak, Xhamaika, Jordani, Kazakhstan, Kosova, Kuvajt, Kyrgyzstan, Laos, Liban, Liberi, Libi, Maqedonia e Veriut, Moldova, Mongolia, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeria, Pakistan, Republika e Kongos, Rusia, Ruanda, Saint Kits dhe Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadines, Senegal, Sierra Leone, Somalia, Sudani Jugor, Sudan, Siria, Tanzania, Tailanda, Togo, Tunizia, Uganda, Uruguaj, Uzbekistan and Jemen.
Edhe kjo si bela me tren ka fillu ti beje intervistat... mos ndofta edhe kesaj do ti presin ndonje bilete per ndonje trenin e ri kendej
“Tale padre, quale il figlio” thote italiani
Kjo eshte robi me pa lidhje
Njoftimi i plotë nga ambasada: Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte. Disa aktivitete që LEJOHEN me vizë vizitori B1/B2: ✅ Turizëm ✅ Pushime ✅ Blerje ✅ Vizitë me miq ose të afërm ✅ Takime me bashkëpunëtorë biznesi ✅ Pjesëmarrje në një konventë ose konferencë Aktivitete që NUK LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2: ❌ Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen në Shtetet e Bashkuara për të marrë shtetësinë amerikane për fëmijën) ❌ Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan ❌ Studimi për një diplomë ose kredite akademike ❌ Performanca të paguara