Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës. Ai ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim force dhe dhunë ndaj protestuesve.
Në një deklaratë për "News 24", Balliu tha se gjatë përplasjeve pranë Kuvendit është goditur në fytyrë me një lëndë gazi.
“Pati një moment te Kuvendi, ku përveç gazit më hodhën në fytyrë një lëndë gazi që kanë policët. Nuk mund t’u hidhen njerëzve ato lëndë, pasi mund t’i dëmtojnë përjetësisht”, u shpreh ai.
Deputeti demokrat theksoi se nuk fajëson të gjithë efektivët e policisë, por një grup drejtuesish, të cilët i akuzoi se kanë dhënë urdhra për ndërhyrje të dhunshme.
“Duhet të bëjmë kujdes kur flasim për këtë çështje, pasi nuk janë të gjithë policët njësoj, por ka një grup që ka ngritur Proda, i emëruar nga Ergys Agasi dhe pasardhës i Ardi Veliut, që puthte “Eskobarin e Ballkanit” kur e sillte me Range Rover. PS është një parti që ka lindur për të vrarë. Kanë arritur të vrasin për 45 vite shqiptarët”, deklaroi Balliu, duke përmendur me emra disa drejtues të policisë dhe duke i akuzuar për përfshirje në afera dhe skandale.
Balliu ngriti akuza të forta edhe ndaj Partisë Socialiste dhe drejtuesve të saj. Deputeti i PD shtoi se "narkopolicia” e drejtuesve aktualë është përfshirë në skandale të ndryshme dhe se nuk ka reaguar në ngjarje të rënda të mëparshme.
“PS është një parti që ka lindur për të vrarë. Kjo parti ushtroi dhunën më barbare gjatë protestës", u shpreh Balliu.
Sipas tij, gjatë protestës janë dhunuar qytetarë, përfshirë “një protestues që ishte i sëmurë” pranë Urës së Lanës, si dhe deputeti Bledjon Nallbati.
“Me përmasa kriminale është dhunuar edhe deputeti Nallbati, pa bërë asgjë. Ai po tentonte të qetësonte situatën, por ishte dhënë urdhri”, u shpreh Balliu.
Deputeti i PD-së paralajmëroi se drejtues të policisë do të thirren për të dhënë shpjegime në Komisionin e Sigurisë.
“Edhe Ilir Proda dhe Bizhga do të sillen në Komisionin e Sigurisë dhe do të duhet të japin llogari për telefonatat e tyre dhe për urdhrat kriminalë që kanë marrë dhe dhënë”, deklaroi ai, duke shtuar se “ata që i kanë dhunuar do të mbajnë përgjegjësi”.
Ore ke libreze pune ti çuni i Fahriut te Zerit te Popullit, komunistit, me çfare u be milioner yt ate...... ik more majmun kalama, e di çfare do te thote te jesh senator, duhet ta keshe CV-ne sa nje çarqaf mor debil prandaj sbehet ky vend ???? ???? ????
Ne fakt duhesh rrahur ti, qe perdor te miturit . Kriminel.