
Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër mbi rastin e Fredi Belerit. Greqia ka rinisur avazin e vjetër, teksa në Himarë pati dhe protesta. Braçe shprehet se Athina po vepron me dy standarde, ndërsa deklaron se e gjitha bëhet për arsye politike.
Reagimi i Braçes
Në Himarë e më te, ka fushatë të gjatë elektorale për zgjedhjet greke!
Kjo duhet ndalur;
Bëjnë fushate me Himarën e në Himarë sikur të jetë Greqi;
Në fakt është Shqipëri.
Nuk ka asgje EVROPIANE në këtë-kercenimet me EVROPE e në emër te saj, jo e jo!
Të ishte evropiane, do ishte doemos ndryshe, pushtetarët grekë veç mitingjeve do merrnin edhe pyetje, do jepnin edhe përgjigje; fjala bie:
Përse kur arrestojnë këta grekë për blerje votash-po për 100 EVRO për vote, ky akt është i ligjshëm e kur e bën DREJTESIA E RE në Shqipëri- po për kaq para, është PENGMARRJE?
Përse kur këta grekë e nxjerrin jashtë ligjit AGIMIN E ARTE si organizate fashiste, ky është akt legjitim dhe, përse Shqipëria duhet t’i pranojë anetarët e tij si luftëtarë për demokraci?
Përse kur këta grekë arrestojnë Fredi Belerin janë legjitime- në funksion të hetimit të një ngjarje kriminale, të pergjakshme, sulm me armë nga territori grek në atë shqiptar, në makinë me kriminelin ANASTASOULIS Georgios, me armë gjithashtu, kurse kur e arreston po të njëjtin Fredi Beleri DREJTESIA E RE në Shqipëri, është politike?
Me tej akoma;
Përse kur këta greke nuk i pergjigjen LETER POROSIVE të Drejtësise shqiptare për hetimet rreth këtij krimi janë evropiane, kurse Drejtësia e Re në Shqipëri duhet të nxjerrë nga burgu e lirojë nga akuzat e mbështetura nga prova, se kështu duan këta grekë?
Perse INTERPOLI i pergjigjet autoriteteve te drejtesise ne Shqiperi e keta greke jo, tamam per kete Fredi Belerin e hetimet rreth tij?
E kuptoni qe ska asgje evropiane ne kete mes, por eshte e gjitha greke, me standard qe eshte i tille sic duan ne fushate elektorale keta pushtetare greke?
Patjetër qe fqinjin na i ka dhënë zoti e fqinjësia e mire është detyrim, por detyrim i përbashkët ama;
FUSHATA ELEKTORALE GREKE-NJEHERE PER PUSHTETIN E FITUAR TASHME TE MICOTAQIS, TANI PER KANDIDATET E TIJ NEPER BASHKI, NUK KA PSE PRISH KETE FQINJESI!
Nese flasim per standard pastaj, DEKRIMINALIZIMI ESHTE I TILLE, por jo fakultativ se kështu do fushata elektorale greke e ku Fredi Beleri është flamuri i grisur!
VO: Imagjinoni kryetarët e bashkive Tiranë e Tepelene, në fushatë në Janine, do mblidhnin më shumë njerëz se këta në Spille.
Lini një Përgjigje