TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Gusht 2023, 18:14

“Ti më flet për njeriun, unë të flas për sistemin”, si Rama mbronte me fanatizëm aferën e sterilizimit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ti më flet për njeriun, unë të flas për

Kryeministri Edi Rama ka qenë ndër mbrojtësit më të flaktë të koncesionit të sterilizimit. SPAK sot faktoi se kemi të bëjmë me një aferë korruptive duke kërkuar 8 masa sigurie. Në emisionin e Ylli Rakipit, Rama ishte ai që e mbronte me fanatizëm këtë koncesion. Nuk e dimë se çfarë mendimi ka sot kryeministri kur po shtohen shumë ata që i hanë dardhat pas shpine.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Kemi stelirizimin. 100 milion euro. I janë dhënë një emigranti shqiptar, Ilir Rapaj me një të punësuar dhe me 1500 euro kapital.

Rama: I pe këto?

Rakipi: Mua këto nuk ma mbushin mendjen.

Rama: Ti më flet për njeriun, unë të flas për sistemin. Sistemi që kemi ndërtuar është perfekt për sterilizimin. Ne paguajmë 8 mln euro në vit për 10 vite. Nëse kjo ju duket sikur nuk vlen, për mua duket sikur vlejnë.

Rakipi: Ore, ia ke dhënë një njeriu me 1500 euro kapital!!! Pose s’ma jep mua koncesionin e sterilizimit?! Unë të vë më shumë, 150 mijë euro.

Lini një Përgjigje