TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 22:23

Çështja “Becchetti”, Meta në sulm ndaj Ramës: Shqipëria po përballet me fatura të mëdha për shkak të arrogancës së qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Çështja “Becchetti”, Meta në sulm ndaj Ramës:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se Shqipëria do të përballet me fatura shumë të rënda nga vendimet e Arbitrazheve ndërkombëtare.

I ftuar në emisionin “Log”, në “Panorama TV”, Meta vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për çështjen Becchetti, që urdhëron qeverinë shqiptare ti paguajë biznesmenit të Agon Channel 108 milionë euro, ai tha se kjo gjobë vjen për shkak të arrogancës së kryeministrit

Kreu i PL shtoi gjithashtu se dosjet e aferave korruptive do të thellohen gjithmonë e më shumë dhe sipas tij 14 maji hap siparin e zhvillimeve dhe ndryshimeve të shpejta.

Pjesë nga biseda në studio

Meta: Shqipëria do të përballet me fatura shumë të rënda nga arbitrazhet ndërkombëtare, për shkak të arrogancës së Edi Ramës.

Vangjeli: Drejtësia ka mjetet dhe presionet për të ndryshuar ngjyrat e qeverisjes.

Meta: Kur s’ke bilanc, me çfarë do të merresh? Ne jemi shumë të qetë sepse shqiptarët e kanë kuptuar. Optimizim e kam me këmbë në tokë dhe e shoh çdo ditë te qytetarët.

Vangjeli: Rama është i lumtur që ka Berishën përballë, betejën e ka me ju.

Meta: Aq i lumtur është Rama, sa edhe vulën nuk e lëshon. Unë besoj se Rama betejën e ka me shqiptarët. Do të ketë zhvillime shumë të shpejta. 14 maji hap siparin e zhvillimeve të shpejta.

Karapanço: Duhet të reagonit kundër një mundësie nëse SPAK do të niste një hetim për çështjen Kryemadhi?

Meta: SPAK të bëjë punën e vetë. Kjo gjë tregon vetëm krizën dhe dëshpërimin e tij kaq të thellë. Kjo tregon që kjo bankë nuk funksiononte që nga viti 2014 dhe paratë më shpejt kishin ardhur sesa kishin ikur.

Xhafo: Alibeaj ka deklaruar për lustracionin “të mos e shohim këtë si një luftë politike”. Ju e keni sqaruar për mua çështjen e I.M.

Meta: I dashur miku im, mua nuk më heq askush nga politika. Kishin 122 vota bashkë ata e thoshin do e heqim tani nga presidenca. Ika kur më mbaroi mandate, në korrik. Dosja e inceneratorëve do të përshkallëzohet. Edhe dosjet e tjera do të përshkallëzohen. Dhe edhe po të dojë Lorenci, nuk e mban dot në pushtet Ramën.

meta rama arbitrazhi

Lini një Përgjigje