TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 21:55

14 maji/ Agron Shehaj: Problemi i qytetarëve në Tiranë, kostoja e jetesës

Shkruar nga Pamfleti

14 maji/ Agron Shehaj: Problemi i qytetarëve në Tiranë, kostoja e

Deputeti demokrat Agron Shehaj, deklaron se kostoja e jetesës është problemi kryesor i qytetarëve në kryeqytet.

Shehaj tha në emisionin “Opinion” se për shkak të kostos së lartë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi është fokusuar tek problemet konkrete të qytetarëve gjatë fushatës së tij elektorale.

Problemi kryesor i qytetarëve në Tiranë është kosto e jetesës. Do të thotë që nuk ja dalin me të ardhurat që kanë nuk ja dalin të jetojnë në Tiranë. Sepse Tirana kushton shumë, sepse çmimet janë rritur, çmimet e apartamenteve. Është jetesa në tërësi është rritur. Unë nuk po them që kryetari i bashkisë ka shkopin magjik edhe mund të rrisi të ardhurat apo të uli çmimet, por mund të marri disa masa për të lehtësuar përballjen me rritjen e kostos së jetesës. Dhe ajo që bën Belindi po flet për gjëra konkrete, po flet për transportin urban falas që është një propozim që gjë e parë që bën ndihmon ata qytetarë që kanë më pak mundësi se të tjerët, atë shtresën e mesët dhe të ulët që harxhon deri në 50 mijë Lekë në muaj për të marrë një shërbim që deri dje ishte i ngadaltë dhe nuk ishte i shpeshtë, tani na është bërë dhe i pasigurt”, u shpreh Agron Shehaj.

afron shehaj 14 maji kostoja e jeteses

Lini një Përgjigje