TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 21:36

A ka rakordim me Berishën për 14 majin? Meta i tërhequr: Kemi lënë para kandidatët

Shkruar nga Pamfleti

A ka rakordim me Berishën për 14 majin? Meta i tërhequr: Kemi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Log.” në Panorama TV tha se në zgjedhjet e 14 majit futen për të çrrënjosur monizimin, të vendosur sipas tij prej disa vitesh.

Meta u shpreh se në kushtet normale, zgjedhjet e 14 majit do të ishin thjesht lokale, por në këtë situatë tepër të rëndë, siç e konsideroi kreu i PL, zgjedhjet janë përtej lokaleve.

Nga ana tjetër ai deklaroi se aleanca me Berishën vijon, edhe pse nuk ishte aq entuziast si dikur. 

Pjese nga intervista

-Si rakordoheni me Berishën?

Ne jemi në funksion të kandidatëve, janë ata që udhëheqin agjendën tonë, ndërsa të gjithëve bashkë na udhëheq një objektiv që është fitorja. Ky është një bashkim për fitore. Jemi përballë një regjimi monist dhe të gjitha bashkitë i ka një forcë politike. Ne rakodohemi vazhdimisht, por kjo nuk është e rëndësishme.

Nuk ka asnjë lidhje kjo fushatë me fushatat e tjera. Ne jemi në një listë të përbashkët, bashkë me PDK, PBDNJ dhe nuk ka lidhje me atë të kaluarën.

-Ku do jetë pika e takimit?

Ne jemi vazhdimisht në kontakte në takime. Tani është koha të flasim për kandiadatët. Në 14 maj nuk do votohet as Berisha, as Meta, as Rama. Aty do votohen kandidatet.

-E shihni si betejë politike, apo beteje për pushtetin lokal?

Nëse do ishim në një situatë normale, këto do ishin thjesht zgjedhje lokale. Por situata është shumë e rëndë. Nuk ka asnjë këshilltar të opozitës. Kemi një shpërdorim të taksave. Mbi të gjitha do të çrrënjosim monizmin që në këto 4 vite ka qenë si asnjëherë më parë. Errësirë e plotë, korrupsion pa fund.

meta berisha zgjedhjet

Lini një Përgjigje