
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi deklaroi mbrëmjen e sotme se ai ka përballë si rival vetëm Erion Veliajn, ndërsa është zgjedhur nga demokratët në këtë garë. Ai shtoi se nuk llogarit kandidat tjetër përballë tij.
Këlliçi tha se fleta e votimit, për faktin se nuk do të garojë nën siglën e PD, pasi atë do e përfaqësojë Roland Bejko, është diçka teknike që ndodh në një kontekst jo të zakonshëm politik.
“Është një garë në kontest jo të zakonshëm politik. Moment i paprecedent në politikë, ku është bërë çmos që të goditet PD-ja. Vij si propozim i demokratëve. Në fletën e votimit do ketë kandidatura se janë zgjedhjet lokale. Në fletën e votimit do jetë emri im, krah 5 të tjerëve. Betejën e kam me Veliajn dhe do e fitoj garën. Jam çdo ditë në terren dhe s’më ka pyetur askush për logon e PD. Problemi është uji i pijshëm, rrugët, dhe kopshtet dhe çerdhet. Olldashi ishte si kandidat i koalicionit, po ashtu dhe Basha dhe zoti Kosova. Në këtë rast unë jam kandidat i një koalicioni. Të gjithë e dinë lidhjen time me PD. Po bëj një fushatë ku jam kandidat i të gjithëve. S’po përfaqësoj vetëm kandidatin opozitar, por dhe ata socialistë që janë të zhgënjyer. Do i bind me programin që kam. Rëndësi ka Belindi se me çfarë oferte vjen. E vetmja herë kur jam pyetur për zotin Basha, është për tramin. Unë nuk i ndaj qytetarët në të djathë e të majtë, jam këtu për të ulur koston e jetesës për qytetarë. Platforma ime për uljen e taksave e tarifave për biznesin e mesëm nuk është politikë e majtë, Bejko i referohet transportit falas që është mirëpritur nga qindra qytetarë. Që në thelb transporti nuk është falas sepse nuk i nxjerr unë paratë nga xhepi, thjeshtë paratë e taksave të qytetarëve nuk i çojmë për inceneratorët. Nuk jemi të varfër por të vjedhur.”, tha Këlliçi.
Lini një Përgjigje