TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 19:12

Kalimi i çështjes së Gërdecit për gjykim, Frrok Çupi: Familja Berisha duhet të trembet, Mediu pranoi krimin

Shkruar nga Pamfleti

Kalimi i çështjes së Gërdecit për gjykim, Frrok

Analisti Frrok Çupi është shprehur se vendimi i GJKKO për të pranuar gjykim të shkurtuar ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit, tregon se ky i fundit ka pranuar krimin. Kjo sipas tij është një ogur i mirë, pasi deri më sot askush nuk kishte pranuar fajësinë për këtë tragjedi.

Çupi shtoi ndër të tjera se ky gjyq është një sinjal i drejtësisë për të gjithë ministrat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në afera korruptive.

Por mbi të gjitha, Çupi shprehet se ky ishte një mesazh për familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, e cili sipas tij është pronare e fshehtë e “Gërdecit”.

Për mua, ka një analizë të shkurtër për këtë. Dëshmon për 2-3 gjëra interesante. E para, Fatmiri kërkoi një ndjesë familjarëve të viktimave, aq sa mundet. E dyta, ka pranuar një krim, gjë që nuk është pranuar deri sot nga politikanë. Dhe e treta, është një sinjal mbi ministrat e tjerë që kanë të njëjtën gjendje dhe sidomos është një sinjal mbi familjen e ish-kryeministrit Berisha, e cila është pronare, por e fshehtë e Gërdecit”, u shpreh Çupi.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kimit të Organizuar, dërgoi për gjykim ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Ndaj Mediu, SPAK ngriti akuzën “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

gërdeci gjkko Çupi

Lini një Përgjigje