TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 18:19

“Betejën nuk e kam me Sakon”, Igli Cara: Bashkia e Durrësit po shfrytëzohet!

Shkruar nga Pamfleti

“Betejën nuk e kam me Sakon”, Igli Cara: Bashkia e

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara tha se betejën nuk e ka me Emiriana Sakon por me Vangjush Dakon. Cara u shpreh se duhet të ndryshojë filozofia e trajtimit të bashkisë dhe jo sikur të jetë një pronë e kryetarit.

Së pari, betejën se kam thjesht me Sakon por dhe me Dakon, jo personalisht por për filozofinë e drejtimit të bashkisë së Durrësit. Bashkia ka kohë që drejtohet sikur ta kenë pronë të tyren. E trajtojnë sikur e kanë të veten. Filozofia është të mos e trajtosh si ta kesh pronë por ta kthesh në shërbim të qytetarëve. Pronarët e vërtetë janë qytetarët. Ditën që ata votojnë është dita që ata të firmosin je apo jo administrator i tyre por nuk je pronar i tyre. Në këto 16 vite të Dakos dhe 4 vite të Sakos, ku duket që është përsëri Dako mbrapa, është e njëjta filozofi. Vetëm një grup njerëzish që marrin përfitime, investime pa kriter.“, tha ai.

Ai shtoi se konsensusi që kanë arritur demokratët në Durrës i ka dhënë optimizëm për të vazhduar garën.

Është një sinergji pozitive që demokratët i kanë dhënë kësaj gare sepse e shohim si një garë për Durrësin. Në këtë rast falenderoj demokratët që kanë gjetur konsensusin që të jemi bashkë me një kandidat. Kjo më ka dhënë shumë optimizëm për këtë garë. Kam dalë nga primaret, jam regjistruar me “Bashkë fitojmë” por tanimë nuk jam kandidat i një koalicioni por i të tërë opozitës në Durrës, i opozitës qytetare. Në këtë garë nuk hyjmë thjesht për të përfaqësuar një forcë politike. Jam në këtë garë për të përfaqësuar qytetin tim dhe jam kandidat i qytetit. E kam bërë këtë rrugëtim, kam qenë përfaqësues i lartë i PD në Durrës, kam kaluar primaret, jam zgjedhur për të qenë pjesë kandidat i koalicionit por tanimë jam kandidat i të gjithë qytetit të Durrësit.”, shtoi më tej Cara. 

igli cara

Lini një Përgjigje