TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 22:19

“Basha këkron të rikthehet”, Dashnor Sula paralajmëron bashkimin me Berishën: Nëse merr rezultat pozitiv në zgjedhje, shkoj me të

Shkruar nga Pamfleti

“Basha këkron të rikthehet”, Dashnor Sula

Deputeti Dashnor Sula ka paralajmëruar bashkim me Berishën nëse “foltorja” merr rezultat të mirë në zgjedhje.

Ndër të tjera, ai beson se do të ketë edhe një rikthim të Lulzim Bashës në politikë, përplasja e së cilit me ‘të atin’ politik, Berishën, shkaktoi një luftë brenda demokratëve. Sula thotë se shkaku i kësaj ndarjeje të thellë brenda selisë blu ka qenë pjellë e elitave politike, e jo dëshirë apo ambicie e demokratëve të thjeshtë.

Në çastin e fundit që u kërkua dhe u vendos që të ketë kandidat aty doli buluar gjithë skema, dhe ky është problemi.

Edhe deputetët në masë ishin shumë, por më pas ikën sepse e panë. Basha kërkon rikthimin dhe për mua është fatkeqësi për demokratët.

Këta duan të rrinë me patjetër në politikë, sepse janë pengje. Unë s’jam i askujt. Mund ë bëhem pjesë e Berishës nëse rezultati i Berishës është pozitiv për PD. Unë i kërkoj ndjesë, kam shumë shpresë. Mbi 20 bashki, është rezultat shumë i mirë për shembull. I kam thënë që mos nxjerrin 61 bashki, që pala tjetër të mos ketë alibi pse humbëm”, tha Sula në "Real Story".

dashnor sula berisha basha

Lini një Përgjigje