TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2025, 11:55

Erion Veliaj lë qelinë, thirret në SPAK për të dëshmuar; i shtohet tjetër akuzë

Shkruar nga Pamfleti
Erion Veliaj lë qelinë, thirret në SPAK për të
Erion Veliaj

Marrja në pyetje e kryebashkiakut në cilësinë e personit nën hetim ka zgjatur 1 orë e 30 minuta.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, la këtë të enjte qelinë e tij në burgun e Durrësit dhe  u paraqit në ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët e çështjes.

Veliaj u mor në pyetje cilësinë e personit nën hetim ndërsa qëndroi në SPAK rreth 1 orë e 30 minuta. Ai u pyet në prani të avokatëve të tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani, të cilët po ndjekin nga afër çdo hap të procesit ligjor.

Kryebashkiakut të Tiranës, i është komunikuar një tjetër akuzë këtë të enjte.

Thirrja e tij në SPAK që prej orës 10:00, mësohet se ka patur për qëllim komunikimin e akuzës dhe vënien në dijeni për një tjetër vepër penale, e parashikuar në nenin 324A/2, lidhur me futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

Veliaj dyshohet për futje të një telefoni në qelinë e paraburgimit.Vepra penale që i është atribuuar Veliaj, është e ndaluar dhe dënohet me burgim nga një deri në tre vjet burg.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nuk fitoi dot lirinë në Apelin e Posaçëm më 13 Mars. Gjyqtari Engert Pëllumbi la të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Posaçme arrest me burg, miratuar më 12 shkurt.

Vendimi u shpall pas një seance maratonë që zgjati 2 ditë.

Për avokatin e Veliajt Maks Haxhia, njëherësh dhe kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, masa e arrestit për vepra me karakter administrative që nuk paraqesin shkallë rrezikshmërie, është e gabuar, sidomos nga një institucion i rëndësishëm si SPAK, siç theksoi ai që për të kërkuar burg duhet të ketë një material të plotë hetimor.

Avokati paralajmëroi se do t'i drejtohen Gjykatës së Lartë, kur tha se "Presim që të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë sepse nuk mund të mbahet në burg kryuebashkiaku me këto rrethana". 

“Zgjidhja e çështjeve me masa arresti jo vetëm për Veliajn, por për këdo, është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodh. Sidomos për vepra që nuk paraqesin këtë shkallë të rrezikshmërisë dhe vetë personi nuk paraqet shkallë rrezikshmërie. Nuk mund të aplikohej masa e arrestit në burg për njeriun më të votuar të Shqipëria, 3 herë kryetar bashkie dhe ti thuash je person i rrezikshëm…”, tha ai. 

erion veliaj erion veliaj lë qelinë spak

Lini një Përgjigje