TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2025, 08:50

"S’mund të jemi delja që e ha ujku", Rama 'ultimatum' qytetarëve: Më jepni votën që të futemi në BE

Shkruar nga Pamfleti

"S’mund të jemi delja që e ha ujku", Rama

Kryeministri Rama ka folur sot në rubrikën “Sy m’sy” me ndjekësit virtualë. Ai ka deklaruar se fitoja e PS më 11 maj, është për shqiptarët, por edhe për veten.

Kreu i mazhorancës kërkoi votën pikërisht për këtë projekt që prej dekadash kanë qenë ëndrra e shqiptarëve. Rama u shpreh se në situatën ku është Europa dhe bota sot, futja në bllok është çështje ekzistenciale.

“Më 11 maj është një votë gjeopolitike, e shikoni se çfarë situate komplekse është Europa dhe Bota dhe futja në atë familje evropiane është çështje ezistenciale, s’mund të rrimë jashtë, s’mund të jemi delja që e ha ujku, aty duhet të rrimë, aty e kemi vendin, aty kanë dashur ta shohin të parët tanë që në kohën e Skënderbeut kur s’kishte BE por kishte Europë, në kohën e Rilindasve kur s’kishte BE, por kishte Europë kur Naim Frashëri thoshte dielli lind në Perëndim, kur mbaroi lufta botërore Europa ishte aty, por s’kishte BE, edhe kur ra komunizmi Europa ishte aty dhe e kërkuam. Ndaj më 11 maj të votojmë për hyrjen në Bashkimin Evropian, ka arsye politike por ka dhe arsye personale”, tha Rama.

Lini një Përgjigje