TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2025, 07:28

“Na morët frymën”/ Incident në takimin e PS në Lezhë, shoqërohen në polici 3 persona

Shkruar nga Pamfleti
“Na morët frymën”/ Incident në takimin e PS në
Gjekmarkaj dhe Gjin Gjoni të PD

Një incident ka ndodhur në një takim elektoral të PS-së në Lezhë. Policia bashkiake është përplasur me disa aktivistë të PD-së që kanë ngritur një banderolë ku shkruhej: “Na morët frymën”.

Protesta e tyre ka lidhje me një fabrikë peshku për të cilën ata janë ankuar prej kohësh për ndotjen që kryen dhe që nuk është marrë asnjë masë. Pas përplasjes me policët bashkiakë, 3 të rinj janë shoqëruar në komisariat. Aleks Deda, një nga aktivistët tha se janë dhunuar nga policët bashkiakë.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar drejtuesi politik i Lezhës Agron Gjekmarkaj, kandidatët për deputetë Lindita Metaliaj dhe Gjin Gjoni dhe kryetarja e PD-së, Donika Ndoj.

Gjekmarkaj e cilësoi këtë si akt të krijimit të një klime frike ndaj qytetarëve në prag të zgjedhjeve.

incident në takimin e ps në lezhë shoqërohen në polici 3 persona

Lini një Përgjigje