TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2025, 22:49

“Del na bën show”, ish-pronari bën për “ujë të ftohtë” Berishën: Na mashtron sa herë ka fushatë, ishe 12 vite në pushtet e nuk bëre asgjë

Shkruar nga Pamfleti

“Del na bën show”, ish-pronari bën për

Kreu i PD Sali Berisha ka prezantuar sot programin për pronat. Edhe pse ai është arkitekti i asaj që po ndodh sot me pronat, Berisha bëri “mea culpa” për ligjin 7051, teksa premtoi zgjidhje. Por një ish-prona ri pranishëm në takim e ka bërë për ujë të ftohtë.

"Ne nuk do të jemi karrocë e qeverive. Ju doni shoë, të thoni bëmë me ish pronarët takim dhe ramë dakort. Na nisni programin, ta shohim edhe të mbajmë edhe ne qëndrimin tonë. Jo kështu. Ne kemi kaq shumë vërejtje, se me pronat, PD, se unë jam vetë i PD, sa herë ka nevojë na thërret, kur merr pushtetin na harron. Se ke qenë 12 vjet në pushtet. Është realizuar gjë nga ajo që unë kam kërkuar të ndryshohet në ligjin 7501? Ne kemi bërë debat, për një fjalë në ligjin, për atë kemi bërë grevë, ndryshoje tani.

Edhe të gjithë quhen ish pronarë, ne jemi pronarë zotëri, jo ish pronarë, sepse ligji 7501 është anti-kombëtar. (është tradhtar mbi të gjitha dëgjohet një zë) Ta mbaroj zoti Berisha, se edhe unë jam mosha juaj dhe kam 34 vite që po duroj, e nga inati nuk po vdes. Kur do bëhet? Kur të merret pushteti e të harroni? Sic u harrua 92-96, apo 2005-2013, sic do harrohet po u mor pushteti? Jo jo, duhet kapur nga themeli. Është tradhtia më e madhe termi ‘pronësi’ jo ‘përdorim’”, tha ai.

Lini një Përgjigje