
I ftuari i dytë sot në podkastin “Të Pashoq” është historiani Ardit Bido, i cili kandidon nën siglën e PS në qarkun e Vlorës. Ai ka thënë arsyen se përse pranoi ftesën nga partia në pushtet.
“Unë di arsyen pse kam pranuar të jem pjese garës. Fillimisht e kam refuzuar. Ftesën ma bëri Bledi Çuçi. E kam refuzuar me arsyetimin fillestar se isha shumë komod, se kjo është garë dhe ti sakrifikon në garë. Dhe komoditeti të bën ta mendosh dy herë. Pastaj kur e mendova sërish, mendova se ka nevojë për përfaqësim politik ajo zonë dhe çfarë kam unë t’i jap asaj zone. Çdo bashki ka problematikat e veta dhe secila bashki do mbulim politik, pra të ngrihet zëri”, tha ai.
Lini një Përgjigje