TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2025, 08:35

Veliaj shkarkon Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë, në vend të saj emërohet Sara Goxhaj

Shkruar nga Pamfleti
Veliaj shkarkon Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Sara Goxhaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur nga qelia shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të bashkisë së Tiranës. 

Erion Veliaj ia ka deleguar këtë detyrë nënkryetares Sara Goxhaj.

“URDHËROJ: Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shkruhet në dokument.

Postin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës e mbante nënkryetarja Anuela Ristani, të cilës Erion Veliaj i delegoi firmën pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.

Vendimi u mor në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, pasditen e 11 shkurtit.

Veliaj shkarkon Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë

Lini një Përgjigje