TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2025, 22:35

Emigrantët të votojnë me pasaporta të huaja? Braçe kundërshton idenë e PD-së: Nuk ndodh kurrkund, është fyerje!

Shkruar nga Pamfleti

Emigrantët të votojnë me pasaporta të huaja? Braçe

Pas deklaratës së Partisë Demokratike se kërkon që të votojnë nga diaspora edhe ata shqiptarë që nuk e kanë një mjet identifikimi shqiptar, ka reaguar deputeti i PS, Erion Braçe.

Me anë të një postim të bërë në rrjetin social “Facebook”, Braçe shprehet se kjo nuk mund të ndodhë, teksa shton se cilido e ka mundësinë që të pajiset me një mjet identifikimi shqiptar.

Jo, nuk mundet, kush nuk ka dokument identifikimi shqiptar nuk mund të votojë për Shqipërinë! Është fyerje mbi të gjithë të votosh me dokument identifikimi të një vendi tjetër çfarëdo! Nuk ndodh kurrkund. Cilido e ka mundësinë të pajiset me dokument shqiptar”, shkruan Braçe.

Lini një Përgjigje