
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Ilirjana Kuçana, u shpreh në favor të mbajtjes së primareve në Partinë Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.
Në studion e Report TV, Kuçana tha se primaret janë pjesë e Statutit dhe askush nuk mund të dali mbi Statutin, do respektohet, janë niveli më i lartë i demokracisë.
“Nuk është luftë për vend personal por për PD. Jemi në procesin e përgatitjes së primareve, është shpejt për emra dhe lista. Është shumë shpejt për listën e deputetëve”, u shpreh ajo.
Por ajo mendon se të gjithë në parti, përfshi drejtuesit, duhet t’i nënshtrohen primareve, teksa deklaroi se presidenti Trump do vendosë drejtësi dhe do ketë zhvillime për “non gratën” e Berishës.
“Krerët e PD duhet të japin dorëheqjen për të kandiduar në Primare. Po punohet akoma, po përpunohet për t’u rregulluar për të parë cilët kandidatë do jenë aty. Primaret duhet të bëhen për të gjithë. Edhe drejtuesit politikë të futen në garën e primareve. Unë kërkoj një drejtësi jo me dy standarde. Do ketë zhvillime të forta edhe për non gratën e Berishës, presidenti Trump do vendosë drejtësi”, thotë Kuçana.
Anëtarja e PD-së pohoi se do të garojë për listën.
“Aty ku i shërbej më shumë PD-së, jam duke u menduar dhe do e bëjë me dije së shpejti. Jam e deleguar në qarkun e Durrësit”, pranoi ajo.
Gjithashtu u shpreh se “po punojmë për Diasporën, sepse është e rëndësishme. Do jetë e rëndësishme për PD, do ndryshojë politikën në Shqipëri dhe ajo votë do jetë për PD. Po merremi me regjistrimin e votës së diasporës”.
Lini një Përgjigje