TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2025, 17:21

Vuçiç nga Gjermania i çon “selam” opozitës serbe: Sa të jem gjallë nuk dorëhiqem!

Shkruar nga Pamfleti

 

Vuçiç nga Gjermania i çon “selam” opozitës
Aleksandar Vuçiç /

Ndërsa, Sergej Nariškin, drejtor i Shërbimit të Jashtëm informativ rus, ka akuzuar Perëndimin për terror të hapur dhe përpjekje për eliminimin fizik të kundërshtarëve politikë...

Kështu iu përgjigj Presidenti i Serbisë, pyetjes së një gazetari në Frajberg të Gjermanisë, ku kishte shkuar për një vizitë pune njëditore. Ai u ftua të komentojë atë që ka thënë drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse, dhe e komentoi në një gjuhë të pazakonshme për mediat e huaja, por gjithsesi krejt të zakonshme për të dhe mediat serbe, të cilat e transmetuan gjerë e gjatë patinazhin e tij politik nëpër pistën e mbuluar me akullin rus.

Sergej Nariškin, drejtor i Shërbimit të Jashtëm informativ rus, ka akuzuar Perëndimin për terror të hapur dhe përpjekje për eliminimin fizik të kundërshtarëve politikë.

Në një intervistë për revistën ruse "Razvedčik", ai ka shfaqur pretendime për një atentat ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, si dhe për kërcënime me dhunë ndaj presidentit serb Vučić dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Vučić ka deklaruar se nuk do t'ia japë opozitës mandatin për sa kohë që është gjallë dhe se u ofron atyre vetëm një zgjidhje demokratike: një referendum këshillues ku qytetarët do të shprehen për shkarkimin e tij.

E gjithë qeveria mund të japë dorëheqjen. Nuk besoj se do të ndodhë, por mund të ndodhë. Nuk e jap mandatin përsëri. Për sa kohë që jam gjallë, nuk do t'u jap mandatin. Çdo gjë tjetër është e kotë.  ka sfiduar ai opozitën  duke lënë të kuptohet se ata qëndrojnë prapa studentve dhe të gjitha iniciativave që sot po përballen me autoritarizmin e Vuçiç në Serbi.."

Vučić ka ofruar dy opsione për opozitën: një demokratik dhe një jo-demokratik.

Opsioni jo-demokratik, sipas tij, është vrasja e tij, ndërsa opsioni demokratik është mbajtja e një referendumi këshillues. Ai ka theksuar se nëse populli është kundër tij, ai do të japë dorëheqjen menjëherë.

Në fakt, kjo deklaratë, më tepër është preventive sesa qasja e ndonjë plani për eleminimin e tij fizik.

Ai ka theksuar se nuk ka thënë se dikush ka tentuar ta vrasë, por se ata që duan ta rrëzojnë duhet të përballen me të.

Në vazhdën e publicitetit që ka marrë deklarata e drejtorit të Shërbimit të Jashtëm Informativ rus, Vuçiç si zakonisht e merr vëmendjen e tij publike duke i bërë të dy palët të besojnë se ai është me ta, njëkohësisht me shpresën se kjo do ta faktorizojë te administrata “Trump”./Pamfleti

aleksandar vuçiç opozita serbe dorëheqja

Lini një Përgjigje