TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2025, 17:08

Dumani i jep "vizën" Berishës, kreu i PD-së fluturon me 3 shkurt drejt Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti

Dumani i jep "vizën" Berishës, kreu i PD-së fluturon me

Altin Dumani, kreu i SPAK, i ka dhënë lejen Sali Berishës për të udhëtuar jashtë Shqipërisë.

Kreu demokrat Sali Berisha do të udhëtojë drejt Gjermanisë në 3 shkurt, e cila është e hëna e parë, kur ai duhet të paraqitet përpara SPAK-ut, bazuar në vendimin e dhënë nga Apeli i GJKKO-së.

Avokatët mbrojtës t ëish-Kryeministrit, i cili është zyrtarisht i pandehur lidhur me dosjen ‘Partizani’ kanë paraqitur në SPAK kërkesën për të lejuar kreun democrat që të udhëtojë drejt Gjermanisë. Kërkesa u paraqit rreth 1 javë më parë, ndërkohë që SPAK ka miratuar sot të drejtën e ish-Kryeministrit dhe kreut democrat që të udhëtojë drejt vendit europian.

Sikundër mësohet Berisha ka një ftesë nga CDU për të udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të ketë takime me zyrtarë të kësaj partie. Ftesa e CDU u paraqit në SPAK nga avokatët e Berishës, ndërsa Prokuroria Speciale duket se ka miratuar udhëtimin e kreut democrat.

CDU është partia që po kryeson sondazhet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në Gjermani më 23 shkurt.

Bazuar në vendimin e Apelit të GJKKO-së Berisha duhet të paraqitet para SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ndërsa GJKKO ende nuk ka marrë një vendim se çfarë do të bëhet me dosjen Partizani, nëse ajo do të kalojë për gjykim, do të rikthehet në SPAK për hetime të mëtejshme apo do të mbyllet.

Avokatët e Berishës kanë kërkuar mbylljen e çështjes për shkak se sipas tyre nuk ka prova e fakte, ndërsa SPAK ka kërkuar kalimin e saj për gjykim. Berisha akuzohet për korrupsion, ndërsa në dosjen Partizani si i pandehur është edhe dhënri i tij, Jamarbër Malltezi. /Pamfleti/

 

Lini një Përgjigje