TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2025, 21:38

Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit, Shabani: Ndodhi për shkak të egos, ka konkurencë mes tyre

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit, Shabani: Ndodhi për

Endri Shabani nga Nisma Thurje duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se në parim binte dakort me atë që të kishte sa më pak grupimeve sepse shpërndarja e votës dëmton përfaqësimin në Parlament.

Për Report TV, Shabani tha se sistemi zgjedhor në Shqipëri është krijuar i tillë që të pengojë partitë e reja, që të mos lejohen sfidantët e Sali Berishës dhe Edi Ramës.

“Është një projekt i 2008 që është rikonfirmuar në 2024. Gjithashtu partitë duhet të grupohen brenda profileve të tyre. Për shembull ka subjekte që kanë dalë nga Partia Demokratike si pasojë e mungesës së demokracisë së brendshme aty sepse është roli dominues i Sali Berishës dhe të ishte mirë të mos jenë të shpërndara por të jenë në një grup të përbashkët. Gjithashtu do ishte mirë që forca të reja që vijnë nga aktivistë që kanë qenë pjesë e shoqërisë civile të krijojnë një front të përbashkët, parimisht do ishte mirë që të gjithë të krijojmë një front të përbashkët kundër klasës së vjetër politike”, tha Shabani.

Ai e quajti të gabuar përplasjen mes “Lëvizjes Bashkë” të Arlind Qorit dhe “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pak ditë më parë në një protestë para Ministrisë së Brendshme. Ai tha se ekziston një përplasje egosh mes liderëve të partive të reja, po nënvizoi se kjo duhet tejkaluar nga ata, si e vetmja mënyrë për të mposhtur klasën e vjetër politike në vend.

“Ai episod duhet të ishte shmangur, arsyeja pse unë nuk isha aty ishte për të shmangur këtë lloj pëplasje. U bë e qartë nga ana e zotit Qori dhe aktivistëve të tij se ata do ta dominonin, kishin marrë monopolin e kësaj çështjeje, sjellja e tyre duhej të ishte shmangur dhe ky si mentalitet është i gabuar. Konkurenca mes të rinjve duhet të jetë për t’i zgjidhur problemet sepse politika e vjetër këtë model ja pasur”, tha Shabani.

“Padyshim që këtu ka një përplasje egosh, ka një mënyrë të gabuar të të konceptuarit të politikës, si një mënyrë për t’u bërë dikushi. Unë nuk jam dakord me konkluzionin që është arritur se ja dhe të rinjtë janë si të vjetrit:,- shtoi ai.

 

Lini një Përgjigje