TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2025, 21:00

Mori leje nga SPAK për të shkuar në Gjermani, Berisha: Takime me militantët, ja pse s’më pengojnë dot

Shkruar nga Pamfleti

Mori leje nga SPAK për të shkuar në Gjermani, Berisha: Takime me

SPAK lejoi sot kreun e PD-së, Sali Berisha, që të udhëtojë më 3 shkurt drejt Gjermanisë, ku pritet të ketë takime në kuadrin e disa aktiviteteve që do të zhvillohen atje.

Në një intervistë për Neës24, Berisha tha se do të shkojë në Gjermani për të takuar aktivistët dhe militantët për regjistrimet.

Berisha deklaroi se vizita në Gjermani nuk shënon ndonjë gjë ndryshe në raport me SPAK. Ai tha se nuk asnjë motiv që të ndalohet të shkojë jashtë vendit.

“Kam një ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet, shkoj për të takuar aktivistët dhe militantët tanë në lidhje me regjistrimet. Pra, janë një seri aktivitetesh”, tha Berisha.

A shënon kjo një moment paqeje midis jush dhe SPAK?

Berisha: Nuk shënjon sepse nuk ka asnjë motiv që unë të ndalohem të shkoj jashtë, se kjo do të ishte pastaj kufizim i lëvizjes jashtë. Jam gati të shkoj dy ditë rresht pas kësaj dite për konferencë. Nuk përtoj. Kam një aktivitet mediatik të hatashëm atje.

Kujtojmë se Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt, pasi GJKKO ka miratuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e kreut demokrat për të mos u paraqitur.

Lini një Përgjigje