TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2025, 14:40

“Çeku” ‘qilim- fluturues’ i Edi Ramës si “Çeku i Bardhë” i Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti
“Çeku” ‘qilim- fluturues’ i Edi Ramës si
Edi dhe Saliu /

Babloku që ka firmosur grabitjen e 20 miliardë Euro pasuri, duke ia dhuruar oligarkëve e trafikantëve, ministrave, klientëve e familjarëve të tyre, mashtron në fushatë, se BE do hapë “thesin” nëse shqiptarët do votojnë për PS...

Në fushatën për të marrë mandatin e katërt, kryeministri Edi Rama, po tund si hajmali pasaportën e BE, me premtimin se po votuan PS, shqiptarët do bëhen shtetas evropianë me të drejta të plota brenda vitit 2030.

Këtë, Babloku po e shoqëron dhe me premtimin tjetër, se ditën e parë të mbylljes së negociatave në fund të vitit 2027, Shqipëria do fillojë të marrë nga 1 miliardë  Euro çdo vit, para që janë gati në tavolinën e BE

Sipas Bablokut, këto miliarda do përdoren për mirëqenien e popullit, por që të garantohet nisja e dhënies së çeqeve, kërkohet të votohet PS dhe kryeministër i Shqipërisë të jetë ai.

Aq të shfrenuar e ka Babloku premtimin për çekun “qilim-fluturues”, sa deklaron se këtë çek e ka negociuar personalisht me shefat e BE-së, por ata nuk do ta japin, nëse PS nuk fiton përsëri.

Çeku elektoral 1 miliardë Euro, që sipas Bablokut do na dhurojë BE-ja, na kujton “Çekun e Bardhë” që premtoi Sali Berisha në vitin 1991; duke përhapur mashtrimin, se qeveria e SHBA, kishte thënë se do ta dhuronte, me kushtin që shqiptarët të votonin për Sali Berishën.

PD e mori pushtetin më 22 mars 1992, por “Çeku i Bardhë” nuk erdhi; ndërsa Sali Berisha, në vend të tij përsëriti reformën agrare të vitit 1946, duke u dhurruar bujqve koopertivistë, tokat që u ishin shpronësuar pronarëve nga pushteti komunist.

Pushteti i Saliut, mbylli ndërmarrjet ekonomike, nxori në asistencë punonjësit me 60% për 6 muaj dhe i grabiti ato me privatizime për “5 para” te pushtetarët e PD dhe miqtë e tyre.

Krijoi “drejtësinë e re demokratike” me kurs 3 mujor;  lejoi ndërtimin e getove të banimit dhe kioskat në mes të Tiranës e qyteteve të tjera; dhe në vend të “Çekut të Bardhë”, shpiku letrat me vlerë dhe ngriti firmat piramidale me të cilat zhvati shqiptarët.

Ndërsa Edi Rama, shpiku PPP-të me të cilat janë vjedhur 1.2 miliardë Euro, vazhdoi skemën e Sali Berishës për grabitjen e pasurive me “Kontrata 1 Euro”; inskenoi grabitjen e tokave në bregdet e kudo, me skemën mafioze “Investitor Strategjik”.

Në total gjatë 12 viteve pushtet, Edi Rama ka firmosur ligje VKM, për grabitjen e 13 miliardë Euro me PPP e pasuri kombëtare, të cilat ua ka dhuruar oligarkëve e trafikantëve, ministrave, klientëve e familjarëve të tij për resorte, komplekse pallatesh, kullash, vilash, hotele, ferma agro-blegtorale, ndërsa tani ka nisur grabitjen me ligjin “Paketa e maleve”.

Nëse, gjatë 12 viteve sundim të Edi Ramës, nuk do ishin vjedhur 10 miliardë Euro me korrupsion e evazion, siç ka zbuluar KLSH-ja; nuk do ishte nevoja, që Babloku të bënte fushatë me mashtrimin ‘1 miliardë Euro’, që gjasme do na i dhurojë BE, nëse votohet përsëri PS-ja.

Vetëm nga dhurimi i tokës dhe falja e taksave për kullat e Alabbar në Durrës, shteti humbet 1.3 miliardë Euro; ndërsa nga dhurimi i tokave në bregdet për oligarkë e “investitorë strategjikë” dhe nga falja e taksave për 35 vite, shteti humbet 6.5 miliardë Euro në total.

Ja ku janë miliardat, që Babloku ua ka zhvatur shqiptarëve e ua ka dhuruar oligarkëve, trafikantëve, ministrave, klientëve dhe familjarëve të tyre; ndërsa tani ka dalë para shqiptarëve si Nastradini, me premtimin “qilim-fluturues”, se po votuan PS, BE do fillojë të dhurojë nga 1 miliardë Euro çdo vit./Pamfleti

çeku qilim fluturues çeku i bardhë sali berisha edi rama

Lini një Përgjigje