TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2025, 13:59

Rama e ironizoi për heqjen e "non-gratës", Berisha: Skandalin McGonigal nuk e mbylli dot vizita e Blinkenit, kazani po zien!

Shkruar nga Pamfleti
Rama e ironizoi për heqjen e "non-gratës", Berisha:
Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë rubrikës “Sy m’sy” ironizoi heqjen e non gratës nga SHBA. 

"Që të më bësh mua të komentoj deklaratat e një njeriu të ndyrë që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa etikë është ti përgjigjem. Sepse unë, ai dhe çdo politikan kemi detyrim elementar të paraqitem para gazetarëve.

Pardje lexova një artikull, presidenti Trump ishte paraqitur para gazetarëve nga 20 janari deri tani 20 herë më shumë se paraardhësi i tij në katër vite. E kuptoni ju se me këtë qëndrim anti-transparent nuk ia vlen ta konsiderosh për asgjë.

Përsa i përket asaj që tha ai, ka dy fjalë. Antony Blinken sot është ‘non grata’ në vendin e tij dhe uroj të paraqitet para drejtësisë amerikane. I them që nëse Blinken bëri një vizitë blic në Shqipëri për ti mbuluar skandalin e tmerrshëm McGonigal, kazani po zien. Ai skandal nuk mbyllet kurrë", shprehet Berisha. 

Lini një Përgjigje