TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2025, 11:15

"Ku fle lepuri?", Sula zbulon pse Berisha ndryshoi retorikën për rikandidimin e prokurorëve të SPAK 

Shkruar nga Pamfleti

"Ku fle lepuri?", Sula zbulon pse Berisha ndryshoi retorikën

Deputeti i PD Dashnor Sula, ka dhënë arsyet se pse u la jashtë listave nga Sali Berisha për parlamentaret e 11 majit. 

Sula tha se PD ndryshoi retorikë për SPAK-un pas arrestimit të Erion Veliajt. 

Në një video të shpërndarë në rrjetin e tij social në Facebook, ai rikujton se Berisha ishte pro rikandidimit të prokurorëve të SPAK, teksa tani hedh poshtë kërkesën e tyre, duke theksuar se nuk mund të ndryshojë kushtetuta. 

Lidhur me këtë Sula ka ngritur pikëpyetje duke thënë: "Ku fle lepuri?"

Ndër të tjera ai ka theksuar se SPAK është gjëja më e mirë që ka për momentin vendi ynë, duke shtuar se ky institucion duhet të ketë mbështetje nga opozita. 

"Ja pse SPAK-istët ishin problem në listën e kandidatëve për deputet të PD.
3 muaj më parë, SPAK nuk e kishte arrestuar Erion Veliajn, dhe në atë kohë opozita deklaronte pro mundësisë së rikandidimit të prokurorëve të SPAK. Tani ka një ngjarje madhore në favor, arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, por çuditërisht opozita del kundër.
Çfarë mund të mendosh në këtë situatë? Ku fle lepuri?!
SPAK është gjëja më e mirë që ka për momentin vendi ynë. Ky institucion do duhej ta kishte opozitën mbështetjen më të madhe, por fatkeqësisht kjo nuk po ndodh.
", shkruan Sula. 

Lini një Përgjigje