TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2025, 10:34

Deklaratat e Berishës për të shpërbërë SPAK, Rama: Më 12 maj bufi do jetë duke u shkrirë, te kutitë e votimit do i dalë Noc Rroku

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e Berishës për të shpërbërë SPAK, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha për të shpërbërë Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.

Rama deklaroi se më 12 Maj, sipas tij, Berisha do të jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës, pasi kur të hapë kutitë e votimit do i dalë Noc Rroku.

“Bufi thotë do e shkrij SPAK më 12 Maj por bufi do të jetë u shkrirë në lotët e kënetë për atë që do të ndodhë, kur të fillojnë të hapen kutitë dhe të dal Noc Rroku aty, për bufin dhe të gjithë kua kua kuatë”, u shpreh.

 

Lini një Përgjigje