TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2025, 09:38

Non grata e Berishës, Rama ironizion kryedemokratin: Sikur do t'i hiqej, në janar, shkurt, prill! Mos më qani hallin mua

Shkruar nga Pamfleti
Non grata e Berishës, Rama ironizion kryedemokratin: Sikur do t'i
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar non gratën që iu vendos Sali Berishës nga SHBA një turp të madh kombëtar dhe ka komentuar me ironi aludimet e eksponentëve të PD-së se do të hiqej në janar, shkurt, mars apo prill.

Përgjigjia e Ramës erdhi pas një pyetjeje të një komentuesi, i cili i shkruante: “Më kanë thënë se dhe Latifi ka folur për non gradën, a do të hiqet apo jo?”

“Non gratën e kam konsideruar turp të madh kombëtar, për të gjithë Shqipërinë dhe për mua. Sikur të mos kishte ndodhur, do kishte qenë 100 herë më mirë, për të gjithë bashkë. Por kjo histori, që do hiqej në janar, shkurt, mars apo prill, ta shohim. Mos më qani hallin mua,” tha Rama.

Lini një Përgjigje