
Monika Kryemadhi ka deklaruar se burgu i ka bërë mirë Ilir Metës. Sipas saj, kjo e beri të reflektojë që të garojë në listë të hapur.
“Izolimi i bëri mirë se e nxori në listë të hapur. Se Meta po të ishte në listë të mbyllur askush nuk do i jepte votë. Dalja në listë të hapur është mënyra e vetme për të masivizur votën”, tha ajo te “Të Paekspozuarit”.
Më tej ajo sulmoi Tedi Blushin, ku u pyet nëse futet më në selinë e PL. “Nuk hyn njeri në parti. Në parti rri vetëm Sekretari i Përgjithshëm që nuk është votuar asnjëherë. Ne të tjerët na kërkohet karta e identitetit. Është zëvendësi i Metës në krye të partisë. Është Alo Moska në punët e partisë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje