TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2025, 09:59

Nga vizita e munguar në SHBA te SPAK dhe arrestimi i socialistëve, Rama përplaset me qytetarët në rrjetet sociale!

Shkruar nga Pamfleti

Nga vizita e munguar në SHBA te SPAK dhe arrestimi i socialistëve,

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjete sociale është përplasur me komentuesit lidhur me akuzat se ai nuk e kalon dot Oqeanin Atlantik për të shkuar në Amerikë, për arrestimin e ministrave dhe deputetëve të PS-së dhe mbështetjen e SPAK-ut.  

Në përgjigje të komenteve se nuk shkon dot në Amerikë për shkak të dosjes “McGonigal”, Rama tha se ai e kalon oqeanin, por për momentin nuk ka asnjë shqetësim apo urgjencë për të bërë një vizitë në SHBA. Më tej ai theksoi se për takime zyrtare po pret ndonjë ftesë nga SHBA.

“Ca problemi ke ti, ca halli ke ti. Vizita në USA, kur të ftojë USA, nëse bëhet fjalë për të takuar presidentin apo të tjerët. Kur të më ftojë USA do bëhet vizita, nuk jam duke u shqetësuar, nuk shoh asnjë urgjencë, asnjë problem, asnjë hall. Ti ku e ke hallin, pse qenka një lajm bombë një vizitë në USA, ca janë këto bomba. Nuk e morët vesh akoma si funksionon kjo botë, si funksionojnë shtetet. Nuk e keni kuptuar akoma që jemi një vend mjaftueshmërisht i vogël për të kujdesur për veten, për të bërë sa më shumë punë, për të pasur sa më shumë rrugë të hapura”, u përgjigj Rama.

Burgosja e ish-ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakeve të PS-së ishte një tjetër pyetje që komentuesit i drejtuan Kryeministrit. Ky i fundit u justifikua me faktin se prej kohësh nuk ka arrestime në kabinetin e tij, ndërsa shtoi se edhe kur kjo ka ndodhur, këta persona s’kanë qenë anëtarë të qeverisë.

“Kjo e gjysmës së qeverisë në burg është qesharake. Nuk kam në burg asnjë anëtar të qeverisë prej shumë kohe dhe në fakt po të shikosh të gjithë ata që janë marrë në hetim apo janë çuar në gjykim nuk kanë qenë anëtarë qeveria kur ka ndodhur. Kam 12 vjet këtu, nuk duhet të harroni se nëse juve ju erdhi dita të flisni për drejtësi, për ministra, për kryetar bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik por edhe për ish president dhe ish kryeministra, kjo nuk është ditë që erdhi nga qielli, por që e solli PS me mua në krye. Kjo është shprehja e vullnetit tonë absolut për të sjellë në Shqipëri atë që shqiptarët s’e kanë pasur kurrë barazinë para ligjit”, u shpreh Rama.

Më tej Rama ritheksoi se ishte Partia Socialiste që ‘ia dha shpatën’ Altin Dumanit që të thirreshin para prokurorisë njerëz me pushtet si kurrë më parë. Teksa u mundua të balanconte kritikat me disa fjalë të mira për kreun e SPAK, Altin Dumani, Rama tha se ky i fundit kishte kohë në sistemin e drejtësisë por se nuk kishte vepruara asokohe sepse nuk kishte vullnet politik.

Sot flasin e tregojnë me gisht, numërojnë njerëzit që thirrën në drejtësi dhe kujtojnë se më impresionojnë mua dhe terrorisin shumicën e shqiptarëve që është shumë e qartë, që nuk do të kishte këtu të tilla gjëra nëse nuk do të isha në këtë zyrë dhe PS në qeveri. Altin Dumani është burrë i zoti dhe i ndershëm, prej shumë vitesh në sistem. Aty ishte Dumani prokuror? Kishte thirrur ndonjëherë njeri në pushtet? Kishte parë njeri me pushtet të kalonte në Prokurori me të gjitha kamerat si në festivalin e Kanës? Nga erdhi Dumani? Nga hëna, jo! Prokuror me vite të tëra por nuk kishte shpatën sepse ishte këtu te kjo zyra këtu. Ishte si pajisje këtu në zyrë që e përcillnin njëri pas tjetrit të gjithë nga qeveria e parë, të e dyta, e treta, më pas te mbreti, te diktatori dhe më pas te presidenti, bufi dmth kur ishte president që mori e futi në burg kundërshtarin e tij politik, kryetarin e PS, përmes një drejtësie kukull dhe shpatën që kishte këtu. Bufi thotë se  do të shkrijë SPAK me 12 Maj, në fakt do të jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës për atë që do të ndodhë kur të fillojë e të dalë Noc Rrrok”, përfundoi Rama.

Lini një Përgjigje