TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2023, 18:18

Edhe Spaho si Argita: Ajo i përket elektoratit gri, nuk ka ambicie të marrë PD

Shkruar nga Pamfleti

Edhe Spaho si Argita: Ajo i përket elektoratit gri, nuk ka ambicie të

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat paralajmëroi që do të nisin protestat, por nuk ka dhënë ende një datë se kur do të fillojnë.

Lidhur me ketë çështje foli deputeti Edmond Spaho, tha se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj deri sa të plotësohen të drejtat kushtetuese të opozitës. Spaho tha se protestat do të organizohen, por ky muaj nuk është i përshtatshëm për shkak të festave.

“Qëndrimi që mbajmë ne në Kuvend është në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të opozitës. Reforma elektorale. Jemi 43 deputetë. Është shumicë matematikore. Le të mos flasim për ideologji. Mazhoranca nuk po reflekton me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë sa kohë që mazhoranca nuk reflekton. Edhe protesta do të organizojmë. Ky muaj nuk është i përshtatshëm për protesta, janë festat do të vazhdojmë festat pastaj. Ajo që ndodhi në Kuvend ishte formë e mosbindjes civile”, tha Spaho.

Ndërsa përsa i përket fjalimit të Argitës në Kuvendin e Rithemelimit, Spaho tha se ajo foli si elektorat gri dhe se ka të drejtë të ushtrojë funksionet e saj për të kontribuar në Rithemelimin. Sipas tij nuk ka synim të marrë partinë.

“Argita bëri shumë mirë që foli në Kuvend. Drejtimi i ardhshëm i partisë nga Malltezi? S'ka asnjë bazë. Ajo e tha vetë e tha edhe zoti Berisha. Ajo është anëtare e PD ka të drejtë të ushtrojë funksionet e saj për të kontribuar në këtë forcë, bashkëshorti i saj është edhe më i vjetër, ka shkuar deri në anëtar i Këshillit Kombëtar. Zonja Malltezi iu drejtua një segmenti të caktuar të shoqërisë, iu drejtua elektoratit gri nga e cila vjen edhe ajo vetë”, u shpreh ai.

sali berisha argita malltezi edmond spaho

Lini një Përgjigje