
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar të paralajmërojë se do të nisin protestat, por nuk ka një datë se kur do të ndodhë kjo.
I pyetur se cili është skenari i opozitës për seancën e të enjtes në Parlament, Berisha u shpreh se nuk mund ta zbulojë pasi “armiku do të marrë masa”, duke iu referuar mazhorancës.
Sipas tij opozita do të dëgjohet fuqishëm nga shqiptarët dhe mbarë bota në lëvizjen e saj.
“Po shkohet drejt një situate që bëhet gjithnjë e më dramatike. Një situate në të cilën qytetarët janë të ftuar të ngrihen në gjithë guximin e tyre për të përmbysur këtë regjim që nuk njeh ligj e rregull.
U vendos, protesta vazhdon, ju e keni parë fuqinë e saj në parlament. Ju garantoj se shkohet në mënyrë të pashmangshme drejt protestës masive popullore. Nëse e themi skenarin sot për të enjten armiku do marrë masa, ata masat që do marrin, do dyfishojnë gardën, do marrin 200 në vend të 100. Ne do të dëgjohemi fuqishëm nga shqiptarët dhe mbarë bota”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje