TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2024, 21:02

“E turpshme, në shekullin 21 u desh një ligj për të pastruar Parlamentin”/ Sula: Nuk duhet të preken SPAK dhe GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

“E turpshme, në shekullin 21 u desh një ligj për të
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka komentuar sërish rezolutën antikorrupsion.

Rezoluta u miratua një ditë më parë në Kuvend nga votat e mazhorancës, ndërsa nuk mori asnjë votë nga opozita.

Dashnor Sula tha se që nga viti 2008 ka nisur rrënimi i demokracisë, ndërsa shtoi se argumenti i vetëm në atë kohë ishte se duhen ndryshime të forta kushtetuese, që të mos vijnë në kuvend kriminelët.

“Do më falësh për modestinë, nuk jam natyrë që mburrem, në kuptimin që të fryhem, por kam fituar një eksperiencë nga politika dhe nuhatja ime është që bie erë gjëja. Edhe këtë nuhatje e kam pasur që kur kam qenë i ri në politikë, që prej vitit 2008, ndryshimet kushtetuese, nga aty ka filluar ky rrënimi i kësaj demokracie hibride deri më sot. Pa mbushur të dyzetat e viktimave të 5 marsit 2008, u bë marrëveshja e madhe që është e turpshme. Argumenti i vetëm që thuhej atëherë ishte që ne do duhet të kemi ndryshime të forta kushtetuese, për një arsye të vetme që të mos na vijnë në kuvend kriminelët”, deklaroi Sula.

Më tej Sula tha se është e turpshme që në shekullin e 21 u desh të kishte në një vend të Europës një ligj për të pastruar vetë parlamentin.

“Të quaje të fortë Paulin Stërkajn në atë kohë… e turpshme që në shekullin e 21 u desh të kishte në një vend të Europës një ligj për të pastruar vetë parlamentin. Dhe tani, po bëj avokatin e djallit se gjërat kështu nisin gjithmonë”, u shpreh Sula.

Deputeti demokrat Dashnor Sula deklaroi se nëse nuk preket SPAK dhe GJKKO, është i gatshëm të japë votën e tij.

“Zërat e ligë thonë se nuk do doja ta përdorja fjalën pazar mes opozitës dhe mazhorancës. Nëse nuk do të preken dy organe SPAK dhe GJKKO, unë jam i gatshëm që votën time ta vë në dispozicion në luftën kundër korrupsionit.

Do ishte shumë e ndershme që bashkë me projekt-rezolutën ne të dinim dhe kam sfiduar dje kryetarin e grupit parlamentar të PS dhe gjithë mazhorancën, çfarë objekti ka. Këto tentojnë të ngrenë një komision të posaçëm i cili do të ketë anëtar të mazhorancës dhe opozitës, i cili do tentojë që drejtuesit e komisioneve të pavarura do t’i thërrasë ky komision”, u shpreh Sula.

dashnor sula rezoluta antikorrupsion

Lini një Përgjigje