TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 13:56

E besuara e Trump në Athinë i shkon natën Ramës në zyrë, mesazhi misterioz që anashkalon ambasadën në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e SHBA është një nga njerëzit më të besuar të presidentit Donald Trump.

E besuara e Trump në Athinë i shkon natën Ramës në
Edi Rama

Një vizitë misterioze është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Kryeministri.

Në ambientet e godinës është parë të hyjë Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, e cila është pritur që në hyrje nga kryeministri Rama, shkruan TV Klan.

Ajo që e bën edhe më interesante këtë takim është fakti se Guilfoyle nuk konsiderohet thjesht një ambasadore e SHBA-ve në një vend fqinj, por ajo është një nga njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump.

Për një periudhë të gjatë ajo ka bashkëjetuar me djalin e presidentit, Donald Trump Jr., dhe prej vitesh njihet si një nga figurat kyçe të rrethit të ngushtë të Trump në politikën amerikane.

Vizita e ambasadores Guilfoyle në Kryeministri nuk është njoftuar zyrtarisht dhe Kryeministria nuk pranoi ta komentojë takimin.

As Ambasada Amerikane nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për këtë vizitë.

Guilfoyle, e cila në Athinë njihet shpesh si “zonja e hekurt e diplomacisë amerikane”, nuk është shoqëruar dhe as pritur nga personeli i ambasadës amerikane në Tiranë, një rrethanë kjo që e bën edhe më enigmatik këtë takim të zhvilluar larg syrit të publikut.

 

ambasadorja e shba në greqi

Lini një Përgjigje