TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2026, 11:34

Dosja Partizani/ Nis seanca ndaj Sali Berishës në GJKKO, Rama do të pyetet si dëshmitar

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri Edi Rama thirret si dëshmitar te gjyqi i Berishës për dosjen “Partizani”.

Dosja Partizani/ Nis seanca ndaj Sali Berishës në GJKKO, Rama do
Rama dhe Berisha

Ditën e sotme po zhvillohet seanca në Gjykatën e Posaçme në ngarkim të kreut të PD Sali Berisha dhe të bashkpandehurve të tjerë për dosjen “Partizani”.

Gjykata pasi ka dëgjuar kërkesën për prova të palëve, ka vendosur, të pranojë provat shkresore, po ashtu do të pyetën si dëshmitar ato që janë listuar në kërkesën e prokurorisë dhe ato që kanë kërkuar.

Në listën e dëshmitarëve në gjyqin e Berishës është edhe kryeministri Edi Rama.

Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi  kanë kërkuar thirrjen si dëshmitar të kreut të qeverisë Rama pasi pretendojnë se Rama ka përgjegjësi në lidhje me lejet e ndërtimit të dhëna te klubi "Partizani" gjatë kohës që ai ishte kryebashkiak i Tiranës.

GJKKO do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës, në datën 30 prill, ora 12:00, ku pritet të dëgjohet si dëshmitar i parë Taulant Balla, i cili njëkohësisht është edhe kallëzues në këtë çështje.

Dosja “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj dhe Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, që dikur ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes. Hetimet e SPAK pretendojnë se ky proces është zhvilluar në mënyrë të paligjshme dhe ka sjellë përfitime të padrejta për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Ortaku i Malltezit, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Ajo gjithashtu është në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.

Sipas SPAK, Malltezi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. 

 

nis seanca ndaj sali berishës dosja partizani rama do të pyetet si dëshmitar

1 Komente

  1. M
    Munika

    Normal qe duhet pyetur edhe Rama I cili I dhuroi dhendrrit e vjehrrit pronat e shtetit, por se pari duhet pyetur ish pergjegjesi I klubit Partizani I cili u kercenua nga mafiozet e Saliut Shume po mundohet kjo hale drejtesie per ta nxjerr te pafajshem kryemafiozin non grata.

    Lini një Përgjigje