TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2023, 11:22

Do të votëbesohet për humbjen e zgjedhjeve të 14 majit, Sali Berisha mbërrin në Kuvendin Kombëtar së bashku me bashkëshorten

Shkruar nga Pamfleti

Do të votëbesohet për humbjen e zgjedhjeve të 14 majit, Sali

Ditën e sotme mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike në sallën e Pallatit të Kongreseve. Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në ambientet e Pallatit të Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha dhe vajza e tij, Argita Malltezi.

Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë.

Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

“Ju ftoj të ndiqni kuvendin. Kuvendin për betejë pa kthim”, deklaroi ish kryeministri.

Ndonëse Berisha do të organizojë sot këtë Kuvend, 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin nuk do të marrin pjesë.

Edhe pse Berisha e ka bërë një tërheqje duke njohur Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar, ky i fundit nuk e njeh atë si kryetar të Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje