TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2024, 17:09

“Do legalizojmë objektet e mbetura”, Rama: 50 milionë euro për digjitalizimin e shërbimeve në bashki

Shkruar nga Pamfleti

“Do legalizojmë objektet e mbetura”, Rama: 50 milionë euro

Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga takimi i sotëm në Shkodër me kryebashkiakë. Në një konferencë për gazetarët, Rama ka premtuar rritjen e pagave për administratën si dhe ka theksuar mirëmenaxhimin e pasurive pyjore dhe duke aplikuar projekte me programe europiane që sipas tij mund të sjellin të ardhura shtesë.

Sipas tij, është diskutuar dhe për një qasje të koordinuar për legalizimin e objekteve të mbetura. Rama tha gjithashtu se do të shpenzojë 50 milionë euro për digjitalizimin e shërbimeve në bashki.

“Plani i ri rritjes e angazhon Shqipërinë në shumë programe europiane, ku bashkitë kanë mundësi për të anëtarësuar fonde dhe për të aplikuar për projekte që mund të sjellin të ardhura shtesë. Por gjithashtu ne kemi një numër jo të vogël të legalizimeve të mbetura dhe janë si të thuash në bllokun e fundit të këtij procesi, por duke i angazhuar bashkitë do t’i japim një fushë shumë të madhe procesit. Kemi folur për një program të madh të digjitalizimit. Sa i përket turizmit nëse trendi do të vazhdojë kështu, do të kemi një numër më të lartë turistësh. Kemi diskutuar edhe për kalendarin e ri kulturor dhe artistik. Një tjetër pikë e rëndësishme ka qenë edhe ringjallja e aseteve të vjetra të mbetura në zona të caktuara që nuk kanë përdorim, për t’i futur në punë përmes projekteve të pushtetit vendor”, tha Rama.

Lini një Përgjigje