
Kreu demokrat Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë të drejtë vote dhe jetojnë jashtë Shqipërisë që të regjistroihen deri në 12 mars, nëse duan të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit.
Berisha i ka drejtuar një thirrje shqiptarëve që të regjistrohen në portalin e PD-së. Mesa duket Berisha ka zgjedhur këtë rrugë për të llogaritur votat e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve, duke krijuar një ide mbi rezultatin e votimit nga Diaspora.
Pak a shumë të njëjtën strategji po ndjekin edhe socialistët e Edi Ramës, çka do të thotë se dy partitë kryesore në skenën aktuale politike do të tentojnë të përllogarisin votat e shqiptarëve jashtë vendit, ndoshta si një kampion për të nxjerrë përllogaritje të përafërta mbi atë se çfarë do të kenë kutitë në 11 maj.
“Një grafik intensiv pune. Çdo burim të mundshëm njerëzor dhe financiar do ta angazhoni në identifikimin e emigrnatëve tanë me lista votimi, me takime me qytetarët. Dhe unë e përsëris prapë: këto zgjedhje janë një shans për çdo demorkate e demokrat, ëpr çdo mbështetës të PD që të trefishojë votën e vet, me dy të tjerë që janë jashtë.
Secili nga ne ka këtu nga 2 gjer 30 fis të vetin, kushërinj, miq, familjarë. Pra, telefonat tanë nuk duhet të pushojnë. Lidhjet tona me to duhet të jenë të vazhdueshme.
Deputetëve iu kërkova, dhe do bëhet një projekt secili, dhe ju ju kërkoj të krijoni grupet me individë që kanë njohjet më të mëdha. Kemi me qindra ne që kanë jetuar 10 vjet në emigracion, 5 vjet në emigracion, plot.
Kudo, në çdo degë, të krijoni grupe dhe sipas mundësisë së tyre, natyrisht, aty ku njohim, t’i nisni në mënyrë që ne fushatën tonë jashtë do ta bazojmë në qindra e qindra takime të vogla, të mesme, të mëdha.
Pra, nuk ndjekim ne takime pompoze që shkojnë deri në 200 mijë euro. Para të taksapaguesve dhe jo të taksapaguesve. Por ne ndjekim takime të shumta, me të cilët takojmë një numër se në ato takime të marra së bashku, e natyrisht të përballueshme plotësisht nga buxhetet modeste të antërave dhe mbështetësve tanë.
Edhe kjo, është një domosdoshmëri. Ju jeni jeni drejtues të degëve. Ju e dini më mirë se ku janë më së shumti matjanët, ku janë gramshiotët, ku janë librazhdasit, e me radhë.
Ne, kemi krijuar këtu faqen e regjistrimit të shqiptarëve jashtë vendit, faqen e PD. Duhet ta kemi shumë të qartë se, regjistrimi në faqen e PD-së ka vetëm nëj qëllim kryesor: t’i japë çdo shqiptari jashtë vendi udhëzimet e dobishme që ai të regjistrohet në KQZ.
Sepse, unë personalisht dhe ju keni marrë mesazhe të shumta si duhet të procedoj për të votuar.
Ne kemi tani faqen tonë, kemi call center për komunikime intensivve, po modernizojmë edhe më tej mënyrat e komunikimit. Presim që ju të gjithë të regjistruarit që keni, t’i sillni me urgjencë që të regjistrohen dhe ata në portalin e PD. Në këtë mënyrë të bëjmë çdo gjë për të kapur kohën e humbur që kemi, sepse këto zgjedhjet për 1.5 milionë shqiptarë, de facto, mbyllen më 12 mars.
Në maj do të votojnë ata që janë regjistruar gjer më 12 mars”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje