
Kreu i “Lëvizjes Bashkë” ka reaguar pas përplasjes së djeshme me Bledin Fevziun. Nëpërmjet një video-mesazhi, Arlind Qori tha se pavarësisht se dikush nuk mund të mendojë se nuk “duhet përmendur litari në shtëpinë e të varurit”, përplasja ishte e pashmangshme.
Ai u shpreh se po mbronte gazetarët dhe të drejtat e tyre nga censura e pronarëve të televizioneve. Lidhur me Blendi Fevziun, tha se e prishi qëllimisht emisionin ose për klikime, ose për shkak të nevojës për të mbrojtur televizionin.
“S’është problemi i censurës time. Jam simptoma e një problemi shumë të thellë. Problemi është kapja e mediave nga oligarkët dhe pushteti”, tha Qori në reagimin e tij.
Arlind Qori shtoi se Fevziu përmendi një shpifje të grupit Balfin në emision, se ai paguhej nga konkurrentët e këtij grupi biznesi. Qori ka “thumbuar” edhe kryetarët e partive të tjera të reja prezente në studio, Agron Shehajn, Endri Shabanin, Adriatik Lapajn, duke thënë se mbajtën krahun e Blendi Fevziut, me shpresën se do të ftohen sërish në emision.
Lini një Përgjigje