
Kreu demokrat Sali Berisha i ka shpjeguar Grupit Parlamentar avantazhet që ka PD në zgjedhjet e 11 majit.
Berisha referuar mazhorancës qeverisëse tha se aty ka një luftë të egër brenda llojit.
“Të shpëtojë ai që mundet. Janë kthyer në një lukuni ujqërish që duan të shqyejnë njëri-tjetrin për krimet që kanë kryer”, tha Berisha.
Ish-kryeministri u ka kërkuar deputetëve që të takohen me shqiptarët e Diasporës, madje ka propozuar që grupe deputetësh të shkojnë në SHBA me shpenzimet e tyre.
“Ne i shpjegojmë dhe paraqesim alternativën për çdo shqiptar të shpëtojë vendin e tij më 11 maj. Do bëni edhe sipas mundësive që keni. Të organizohen grupe deputetësh, 4-5-6 mund të shkojnë në SHBA. Vetëkuptohet me shpenzime personale. Ky është buxheti. Të tjerë mund të shkojnë në Gjermani, Greqi dhe kudo që keni lidhjet më të mira. Përdorni klubet, lokalet e shqiptarëve, sallë shkolle kishin marrë në Britani. Gjëra me çmime të përballueshme.
Grupi parlamentar, çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Nuk i bazojmë në salla të mëdha dhe luksoze se janë të kushtueshme. Matemi modestisht dhe nuk duam ti rëndojmë. Ne do të bazojmë fushatën në qindra takime që secili prej jush mund të organizojë aty ku ka lidhjet dhe mundësitë. Ne duhet të qëmtojmë dhe të në mënyrë gjatë kësaj periudhe të përparësojmë këto takime. Nëse bindim çdo demokrat ta bëjë këtë kjo sjell dy tre fishimin e elektoratit tonë. Ka një urrejtje të madhe ndaj Edi Ramës dhe qeverisë”, tha ai.
Lini një Përgjigje