TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2025, 11:21

Denoncimi i Ristanit: Një nga kandidatët e PS Gjirokastër i preu gishtin dikujt për t’i vjedhur unazën

Shkruar nga Pamfleti

Denoncimi i Ristanit: Një nga kandidatët e PS Gjirokastër i preu

Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani, foli për aktualitetin politik dhe fushatën si kandidat në listën e hapur në Gjirokastër.

Për Klan News, ai bëri edhe një deklaratë të papritur, duke thënë se një nga kandidatët socialistë të atij qarku i ka prerë gishtin dikujt për t’i vjedhur unazën.

“Kundërshtarë kemi njerëz që kanë dalë me kapuç në kokë për të vjedhur qytetarët e Gjirokastrës. Mos të them që u kanë prerë gishtin për t’u vjedhur unazat. Kjo është paraqitja që ofron kundërshtari ynë (PS) në qarkun e Gjirokastës“, u shpreh Arben Ristani.

I pyetur nga gazetari se kush nga kandidatët e kishte bërë këtë, Ristani tha: mund të pyesni në qarkun apo qytetin e Gjirokastrës dhe t’ua thonë se kush është.

Lista e PS në Gjirokastër për zgjedhjet e 11 majit përbëhet nga: Mirela Kumbaro, Anila Dhimitri, Pirro Dhimo, Shyqeri Hysi dhe Tërmet Peçi

 

Lini një Përgjigje