TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2025, 19:53

U shoqërua forcërisht në komisarit, Alimadhi jep të tjera detaje: Më ofenduan dhe dhunuan në furgonin e policisë

Shkruar nga Pamfleti

U shoqërua forcërisht në komisarit, Alimadhi jep të tjera

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka folur sërish mbi përplasjen që pati mbrëmë me policinë. Në një studio, Alimadhi ka treguar me detaje se çfarë ndodhi në lokalin që ai qëndronte. Në pamjet filmike që dolën, ai u shoqërua forcërisht nga efektivët dhe policia në një reagim tha se ai nuk ju bind urdhrit. Por Alimadhi ka tjetër version.

Adriatik Alimadhi: Jo nuk u paraqit policia. Se po të ishte policia, do të duhej të paraqitej me normat e saj ligjore, të cilat ajo ka kompetencë të funksionojë ashtu siç duhet. Pra u futen dy persona brenda dhe shkuan drejt banakut dhe drejt banakut kaloi vëllai për tu shërbyer dhe ne menduam se ishin klientë të lokalit. Dhe unë vendosa të dal në këto momente përjashta. Aty me del një punonjës policie përpara dhe mendova se ishte një polic i komisariatit 4 se lokali me komisariatin janë ballë për ballë. Dhe i thashë po bënë shaka apo po më ndalon. Në këto momente vjen një punonjës tjetër policie dhe në mënyrë vulgare ata me kapin dhe më çojnë drejt tavolinës dhe më pas kur unë ju kërkova që të thonin, që të paraqisnin urdhrin, më thanë që ne jemi policia. Dhe kështu ishte biseda me ata. Mirëpo ata nuk pyeten nuk zbatuan këto procedura dhe sigurisht ndodhen në një situata të dalë jashtë kontrolli në të cilën na kërcënuan, si vëllazëri, si fis por edhe mua personalisht.

Po na kërcënuan. Sepse kërcënimi është me fjalë është me vepra, kërcënimi është duke më shoqëruar në mënyrë të dhunshme, duke me goditur me force dhe duke me shoqëruar në makinën e policisë.

Në furgonin e policisë, një nga punonjësit qëndroi brenda furgonit duke me sharë duke ushtruar dhunë  duke më shtrënguar tek sedilja e duke me thënë fjalon më të ndyrë që për etike nuk mund të përdoret.....

 

Lini një Përgjigje