
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte sot në Malësinë e Madhe, ku këtë pasdite prezantoi kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.
Ai vlerësoi programin e PD si më të mirin dhe më realistin, duke e cilësuar si një mundësi për përmirësimin e kushteve të jetesës.
Berisha akuzoi qeverinë aktuale për korrupsion dhe tha se në Malësinë e Madhe largimi i të rinjve është
“Malësia e Madhe njihet për bujarinë tepër të madhe. Programi i PD më i miri dhe më realisti. Ne i konsiderojmë hyjnore vlerat e familjes. Largimi nga Malësia e Madhe ka ardhur për shkak të varfërisë. Ne vidhemi përditë. Mali i Zi kur PD ishte në pushtet kishte rroga dhe pensione më të ulëta se Shqipëria, ndërsa sot i ka më të larta. Kjo, sepse nuk vidhet si në vendin tonë. Çmimet do jenë më të lira dhe ilaçet do i kemi njësoj si Italia”, tha ai.
Lini një Përgjigje