TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2025, 19:59

“Bën gili-vili me Ramën”/ Berishës nuk i del inati me Bashën, kërkon t’i rrëmbejë elektoratin

Shkruar nga Pamfleti

“Bën gili-vili me Ramën”/ Berishës nuk i del

Sali Berishës nuk i del inati me Lulzim Bashën.

Edhe pse pak kohë më parë nuk e vlerësonte, tani duket se ka frikë nga mbështetja për kreun e Euroatlantikëve. Berisha ishte sot në Malësinë e Madhe ku sulmoi Bashën për videot me Ramën, teksa tentoi t’i rrëmbejë dhe elektoratin.

"Shqipëria pa opozitë ishte natë e zezë. Cilido mund të dyshojë. I ftoj edhe këta Kokajt që janë këtu, që mbështesin Bravën më duket.

I ftoj, nëse u ka mbetur në gjakun tuja një miligram demokrati.

Mendoni një minutë se ku do ishte sot opozita nëse do ndiqnit idilin Rama- Brava.

E shihni ç’ndodh me Lulzim Bravën, gili-vili çdo ditë. A ka keqpërdorim më të madh se ky? A mund ta pranoja diçka të tillë? Kurrë.

Ishin rrethanat që më imponuan të kthehen dhe të kthehem më i vendosur se kurrë të zbatoj këtë program në mënyrë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet", tha ai.

Lini një Përgjigje