TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2026, 17:50

Debatet për Zvërnecin, Berisha: PD mbështet investimin e huaj, të respektohet e drejta e pronës!

Shkruar nga Pamfleti
Debatet për Zvërnecin, Berisha: PD mbështet investimin e huaj,
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në mbështetje të projektit të investimit në Zvërnec, duke e cilësuar atë si investimin e huaj më serioz që ka mbërritur në Shqipëri gjatë 13 viteve të fundit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha kritikoi ashpër qeverinë dhe Partinë Socialiste, duke i akuzuar se po krijojnë pengesa për investitorët e huaj dhe po kontribuojnë në largimin e tyre nga vendi.

“PD mbështet investimet e huaja. Ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Investimi në Zvërnec është më seriozi që ka ardhur në këto 13 vite”, deklaroi Berisha.

Kreu i opozitës tha se Shqipëria po përballet me mungesë të investimeve të huaja, duke pretenduar se prej vitesh kompani të rëndësishme ndërkombëtare kanë hequr dorë nga projektet në vend.

Duke komentuar debatet për pronësinë në zonën e Zvërnecit, Berisha theksoi se Partia Demokratike mbështet respektimin e plotë të së drejtës së pronës, por argumentoi se përgjegjësia për çdo parregullsi bie mbi institucionet shtetërore dhe jo mbi investitorin që ka marrë miratimet ligjore.

Ai komentoi gjithashtu ngjarjet e ndodhura gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec, duke dënuar shoqërimin e një protestuesi nga policia. Sipas Berishës, mënyra se si u ndërhy ndaj qytetarit ishte e papranueshme dhe “barbare”.

"E patë dhe e dëgjuat vetë. Që do të shkonte në katund? Në katund jo, në qeli po. Që ju që e keni votuar tani po largoheni për mëkate; një zinxhir pafund hipokrizie, si hajduti i kapur në qark, në arkë. Ku është sot? Ku e ke?

Por në gjithë këtë histori që shihni, investitori i vetëm në 13 vite është i huaj. Si ta largojmë dhe ta dëbojmë nga Shqipëria? Po ju them unë: prej 3 vitesh nuk ka asnjë investitor të huaj në tokën shqiptare. Trembëdhjetë vite thotë Europa: në asnjë tender në Shqipëri nuk janë futur kompani europiane. Një nga kompanitë më të fuqishme, që do të ndërtonte një resort turistik në Lalez, u largua.

Asnjë investitor i huaj. Çfarë po ndodh? Cili është qëndrimi i PD-së? Ne besojmë se investimet e huaja janë të një rëndësie jetike për zhvillimin e Shqipërisë, sikundër që gjatë periudhës që qeverisëm, në Shqipëri u garantuan investimet më të mëdha në historinë e këtij vendi. Vetëm në fushën e energjetikës, 2 miliardë euro.

Çfarë ndodh tani? Tani unë po ju them prapë: PD mbështet investimin e huaj dhe ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Po e largoni. Vetë më tha ai: “Ju më votuat mua”. E hoqi maskën.

Britma për çështje pronësie? PD qëndron për respektin e plotë dhe absolut të së drejtës së pronës. Cila ka qenë zgjidhja në një kohë kur investoheshin miliarda këtu? Po qe se ke projekt të miratuar nga qeveria, me dokumente të firmosura nga institucionet zyrtare, kadastra dhe agjenci të tjera, dhe shteti ta miratonte projektin, askush tjetër nuk kishte më punë me investitorin."-tha Berisha ndër të tjera në Kuvend. 

sali berisha kuvend zverneci

Lini një Përgjigje