TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2026, 17:36

Tensione në Kuvend, Shehaj tenton të ndalojë Berishën të mbajë fjalën!

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në Kuvend, Shehaj tenton të ndalojë Berishën
Agron Shehaj

Seanca plenare e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje në sallën e Kuvendit.

Menjëherë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori fjalën nga foltorja, deputeti dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u ngrit nga vendi i tij dhe nisi të protestojë, duke mos e lejuar kreun e opozitës të vijonte normalisht fjalimin.

Situata krijoi momente tensioni në sallë, ndërsa Shehaj vazhdoi reagimin e tij gjatë seancës.

Gjatë protestës së deputetit, zëvendëskryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, ndërhyri duke i tërhequr vëmendjen Shehajt për të respektuar rregulloren dhe mbarëvajtjen e punimeve parlamentare.

Përplasja vjen në një klimë të tensionuar politike mes forcave opozitare, ndërsa seanca vijoi mes ndërhyrjeve dhe debateve në sallën e Kuvendit.

 

agron shehaj kuvend perplasje

1 Komente

  1. T
    Tony

    Keto fjalime e protesta i beje ne PD. Kuvendi nuk eshte mbledhje partickash.

    Lini një Përgjigje