TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 19:13

"Bufi po ha krimbat dhe zhabat që ka në kënetë", Rama ironizion opozitën: Gjeli i detit që fitoi primaret, s'po shihet më! 

Shkruar nga Pamfleti

"Bufi po ha krimbat dhe zhabat që ka në kënetë",

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar sulmet me tone ironike ndaj Sali Berishës. Gjatë një takimi elektoral me qyteraët e Lexzhës ai ka cilësuar kreu e opozitës “bufin e kënetës”, që po ha ata që ka në parti. 

"Bufi thotë po mbledh gratë për ti ndarë nga burrat, po ne sa më shumë burra mblodhëm më shumë gra po na vijnë. Shihni na janë shtuar më shumë burrat se herët e kaluara apo jo. Po, sepse i sollën gratë. Këta që qajnë hallin se unë po bullizojë shpendët, satira dhe karikatura janë forma më e lartë e komunikimit. Kur unë të krahasojë me një shpendë që rri në krye të kënetës u bullizove, unë them dhe bëjë atë që shoh, unë nuk shoh një lider po një buf. Tani ka filluar një stil tjetër, bufi rri dhe ha miletin e vet, ha ata që ka aty krimba, zhapa dhe bretkosa.

E keni parë atë kënetën e tyre, njerëzit që vijnë atje për takime i lënë në diell dhe ai rri në një çadër. Ai edhe ato në primare i hëngri, s’janë më. Dash Sulën gjel detin e Peqinit, fitoi primaret nuk e sheh fare. Atë nuk e ha dot bufi se është gjel. Bufi nuk do njerëz me personalitet. Nuk do insekte që mund të bëhen flutura. Bufi do llumin që e mban lidh pas vetes dhe që ushqen gjithë dynjanë sa herë del në rrugë", tha ai.

Lini një Përgjigje