TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 18:04

“Vrenozi nuk pranoi të shitej, Zyli e ka ngrënë”, Paloka ironi me Ramën: Më kujtohet ai skeçi, nga mrenë jam e rënume

Shkruar nga Pamfleti

“Vrenozi nuk pranoi të shitej, Zyli e ka ngrënë”,

Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka ironizuar një foto të publikuar nga Edi Rama me aktoren e mirënjohur të humorit shqiptar, Zyliha Miloti.

Paloka shkruan se ndërsa Vrenozi nuk pranoi të shitej, se për aq i duhej Edi Ramës, sa për një foto, Zyli e ka ngrënë.

“Prandaj i djeg në prapanicë që Vrenozi nuk pranoi të shitej se për kaq i duhej sa ta nxirrte në një foto të tille e pastaj ta hidhte mes turmës. Zyli e ka ngrënë, Vrenozi ishte më i mençur e më dinjitoz.

Kjo fotoja më kujtoi atë skecin ku Zylihaja thotë batutën: “Mos më shih kështu nga jashtë, se nga mren jam e rënume krejt”

E shkumja nuk blehet me pare, të mban peng…”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.

“Vrenozi nuk pranoi të shitej, Zyli e ka ngrënë”,

 

Lini një Përgjigje