
Ulsi Manja, drejtues politik i PS-së në qarkun e Lezhës, njëherazi edhe ministër i Drejtësisë, ka thumbuar kreun demokrat, Sali Berisha, i cili një ditë më parë u shpreh se Edi Rama po gënjente shqiptarët duke i paraqitur makinën luksoze të reperit Noizy.
Ndërsa u shfaq në krah të Noizy, Manja tha se reperi i njohur e ka blerë makinën Lamborghini me talentin e tij.
“E kishte merak Saliu që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini. Por sot dua të them se më në fund u përmbush një ëndërr shekullore e Dibrës për t’u lidhur me Tiranën. Dhe ku ka më mirë se ky përurim të bëhet me një Lamborghini, të blerë me talentin e këtij djali,” u shpreh Manja.
Lini një Përgjigje