TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 17:03

“Një oligarku i duhet të presë 3 muaj të më takojë”, Rama: Berisha e ka humbur që kur pagoi Latifin 6 milionë dollarë

Shkruar nga Pamfleti

“Një oligarku i duhet të presë 3 muaj të më

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, nuk ka ndalur batutat në drejtim të kreut demokrat, Sali Berisha, por edhe Chris LaCivita, që e ka pagëzuar me emrin ‘Latifi’.

Nga Lezha ku zhvilloi takimin e rradhës elektoral, Rama u ndal te gafat apo lapsuset e kreut demokrat, duke i lidhur ato me lobimin 6 milionë dollarë. Dhe në këtë kuadër, kryeministri tha se Berisha ka nisur të haxhitohet dhe të bëjë gafa pasi mendoi se duke paguar ato 6 milionë dollarë do të bënte detin kos.

"Ka filluar të haxhitohet, se pagoi 6 mln për Latifin edhe s’e boni. Tha: “Po marr Latifin, po i jap 6 mln, që Latifi të më ndihmojë këtu, që t’ua bëj këtyre këtu detin kos, edhe andej të ma bëjë ai mua oqeanin kos. Detin kos po e bën në fakt, se po bën premtime elektorale, i ka spektakolare këto premtimet. Bën dhe ca gabime. Në Gramsh tha, shikoni ç’a i bën Gramshit, këta nga 50 mijë njerëz e bën 60 mijë njerëz. Në Fier tha: do t’u japim statusin e minatorit gjithë atyre që kanë punuar në naftë.” Ndryshim i vogël nga kromi te lëngu. Është në ankth tani, se tani erdhi dita e së vërtetës: deti kos u bë kos këtu, po oqeanin s’po e kalon”, tha Rama

Në vijim, Kryeministri i ka kthyer një përgjigje edhe atyre që e akuzojnë se komandohet nga oligarkët, ndërsa fillimisht sqaroi se në Shqipëri ka njerëz të pasur, por jo oligarkë.

"Ajo përralla e pesë oligarkëve që i marrin të gjitha… Oligark në Shqipëri nuk ka, se oligark nuk mjafton të jesh i pasur, duhet të jesh i pasur, por duhet të jesh edhe pushteti që kontrollon pushtetet. Do të thotë që vendosin ata se çfarë do bëjë qeveria, çfarë do bëjë parlamenti. Një nga këta, nëse do të më takojë mua, do të presë tre muaj. E dinë të gjithë. Edhe harroje që të bëjmë ne gjëra që nuk shkojnë. Ata janë punëdhënësit më të mëdhenj dhe taksapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri", tha Rama. 

Më pas kreu socialist i është rikthyer batutave në drejtim të opozitës, duke u ndalur në premtimet elektorale që bëhen në fushatë.

Rama solli në vëmendje deklaratat e Berishës të bëra 12 vite më parë kur krahasonte Shqipërinë me Gjermaninë.

"Jemi rritur ndjeshëm. Ne nuk konkurojmë me Gjermaninë, flas gjithmonë për rajonin. Me Gjermaninë patëm konkurruar, ju kujtohet? E mbani mend kur dolëm të dytët pas Gjermanisë? Ka qenë momenti kur ndërhytë ju dhe ndërhyri shumica e shqiptarëve që i mori me shqelma dhe i çoi nëpër shtëpia ata, se dhe për pak mund të rrinin aty, se do të na kishin futur në gropë, edhe na kishin kthyer prapë në ‘97", tha Rama. 

 

Lini një Përgjigje